Përditësuar më 15 shtator 2026
Duke përdorur faqen joyresidences.al ju pranoni kushtet e mëposhtme. Faqja administrohet nga JOY GROUP Sh.a., NUIS K11308002J, me seli në Lundër, Tiranë, Shqipëri.
Kjo faqe paraqet projektin rezidencial Joy Residences — The Villas. Ajo ka karakter informues dhe promovues.
Pamjet e paraqitura janë ilustrime arkitekturore dhe jo fotografi të objekteve të përfunduara. Materialet, ngjyrat, gjelbërimi, mobilimi dhe elementet përreth janë ilustruese dhe mund të ndryshojnë gjatë realizimit. Sipërfaqet e ndërtimit dhe të parcelës janë të përafërta dhe mund të ndryshojnë nga matjet përfundimtare. Sipërfaqet totale të apartamenteve përfshijnë pjesën përkatëse të sipërfaqes së përbashkët.
Asnjë informacion në këtë faqe, përfshirë planimetritë, sipërfaqet dhe kushtet e financimit, nuk përbën ofertë kontraktuale apo premtim ligjërisht të detyrueshëm. Kushtet e sakta përcaktohen vetëm në kontratën e nënshkruar mes palëve. Mundësitë e financimit varen nga vlerësimi i bankës dhe nga kushtet e saj.
Emri Joy Residences, logot, tekstet, pamjet, videot dhe planimetritë janë pronë e JOY GROUP Sh.a. ose përdoren me leje. Nuk lejohet riprodhimi, shpërndarja apo përdorimi i tyre tregtar pa miratimin tonë me shkrim.
Përpiqemi ta mbajmë faqen të saktë dhe të disponueshme, por nuk garantojmë funksionim pa ndërprerje dhe mund ta ndryshojmë ose ta përditësojmë përmbajtjen në çdo kohë pa njoftim paraprak.
Faqja mund të përmbajë lidhje drejt faqeve të tjera, përfshirë joygroup.al. Ne nuk përgjigjemi për përmbajtjen apo praktikat e privatësisë të faqeve të palëve të treta.
Këto kushte rregullohen nga legjislacioni i Republikës së Shqipërisë. Për çdo mosmarrëveshje janë kompetente gjykatat e Tiranës.
By using joyresidences.al you accept the terms below. The site is operated by JOY GROUP Sh.a., registration number NUIS K11308002J, with its registered office in Lundër, Tirana, Albania.
This site presents the residential project Joy Residences — The Villas. It is informative and promotional in nature.
The images shown are architectural renders, not photographs of completed buildings. Materials, colours, planting, furnishing and surroundings are indicative and may change during construction. Built and plot areas are approximate and may differ from final measurements. Total apartment areas include the shared-area allocation.
No information on this site, including floor plans, areas and financing terms, constitutes a contractual offer or a legally binding promise. Exact terms are set only in the contract signed between the parties. Financing depends on the bank's assessment and on its own conditions.
The Joy Residences name, the logos, texts, images, films and floor plans are the property of JOY GROUP Sh.a. or are used with permission. They may not be reproduced, distributed or used commercially without our written approval.
We aim to keep the site accurate and available, but we do not guarantee uninterrupted operation and we may change or update the content at any time without prior notice.
The site may contain links to other sites, including joygroup.al. We are not responsible for the content or the privacy practices of third-party sites.
These terms are governed by the law of the Republic of Albania. The courts of Tirana have jurisdiction over any dispute.
Kthehu te faqja · Back to the site